Mbledhja Kosovë-Maqedonia Veriore pritet të mbahet në muajin maj

Aktuale

Mbledhja Kosovë-Maqedonia Veriore pritet të mbahet në muajin maj

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:24
Mbledhja Kosovë-Maqedonia Veriore pritet të mbahet në muajin maj

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, të cilët diskutuan për një sërë temash të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, si dhe mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, e cila pritet të mbahet në muajin maj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka uruar zëvendëskryeministrin Osmani për votën në parlamentin e Maqedonisë Veriore për Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Hoxhaj tha se kjo është e arritur e madhe për Maqedoninë Veriore dhe rrugën e saj të integrimit euro-atlantik, por edhe një e arritur për shqiptarët dhe rolin e tyre konstruktiv që kanë treguar gjatë proceseve më të rëndësishme për vendin.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Osmani foli edhe për ndërtimin e aneksit të autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, e cila do ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat