Gërxhaliu për taksën: Kalkulim politik me efekt në rritje të populizmit dhe nacionalizmit ekonomik

Aktuale

Gërxhaliu për taksën: Kalkulim politik me efekt në rritje të populizmit dhe nacionalizmit ekonomik

Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:03
Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka vlerësuar se vendosja e taksës prej 100% për produktet të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë mbi të gjitha një kalkulim politik.

Ai theksoi se po bëhet një garë se produkt i kujt ishte kjo masë, që sipas tij e devalvon në aspektin moral.

“Kjo taksë është masë e merituar, mirëpo është një taksë që shumë më tepër ka ngjyrë ose konotacion politik dhe e që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme, se sa që është bërë në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve. Fakti qe s’ka pasur asnjë debat me bizneset e dëshmon këtë”.

“Është e merituar ngase barrierat nga Serbia kanë qenë të mëdha”.

Gërxhaliu në Info Magazine ka folur për efektet e taksës 100%, ndonëse vlerësoi se është vështirë të diskutohen efektet ekonomike për një periudhë dymujore.

Ai përmendi aspektin politik me ç’rast theksoi rritjen e populzimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve.

“Në aspektin ekstern kjo taksë i ka shndërrua të gjithë miqtë e Kosovës në kundërshtarë, gjë që është shqetësuese”.

“Ndërsa në aspektin inetrn ka pasur rritje të populizmit si dhe është rritë doza e nacionalizmit ekonomik, ku ka pasur efekt pozitiv”.

“Ndër efektet më të rëndësishme është aspekti psikologjik. Mesazhi është shumë i qartë dhe është koha që duhet të punohet më tepër në vetëdijesimin e qytetarëve”.

Gërxhaliu pohoi se kjo masë do të manifestohet me rritje të kostos, të cilën do e bartë konsumatori. Sipas tij zëvendësimet dhe alternativat gjenden gjithmonë, mirëpo kostoja ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat