Ish-mjeku i UÇK-së tronditë Thaçin: Nëse Ramabaja shpallet fajtori për krim, edhe Thaçi është fajtor për...

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së tronditë Thaçin: Nëse Ramabaja shpallet fajtori për krim, edhe Thaçi është fajtor për...

Nga: N.Sh Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi dhe Sadri Ramabaja. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, thotë se nëse presidenti Hashim Thaçi e ka ditur për vrasjet e funksionerëve të LDK-së, dhe nuk e ka denoncuar, kjo do të thotë se me vetëdije të plotë ka fshehur informacionin për krimin dhe ka rrezikuar jetën e njerëzve që kanë qenë shënjestër e organizatës terroriste.

Ai thotë se, nëse Sadri Ramabaja shpallet fajtor si organizator i krimit , atëherë presidenti shpallet fajtorë dytësor si ndihmës në krim.

Lexojeni postimi e plotë:

Sipas këtij informacioni (shiko linkun) presidenti ka ditur se i akuzuari Sadri Ramabaja me dy-tre tjerë kanë bërë plane për vrasjen e figurave politike, përfshirë edhe vrasjet e funksionarëve të LDK-së që dihet se kanë ndodhur!!! E ka ditur dhe nuk i ka denoncuar! A nuk do të thotë kjo se me vetëdije të plotë ka fshehur informacionin për krimin dhe ka rrezikuar jetën e njerëzve që kanë qenë në shenjestër të organizatës terroriste?!

Pajtohem me presidentin se gjyqi është vendi ku ndahet drejtësia, por vendi ku denoncohet krimi nuk është gjykata, por policia, ose prokuroria. Dhe, ai nuk e ka bërë këtë. Gjatë deshmisë në dhjetor ai kishte kërkuar seancën e mbyllur me pretendim se nuk mund t’i bënte publike sekretet shtetërore. Tani e kuptuam cili paska qene sekreti i tij shtetëror: mbajtja peng e informacionit për planet kriminale të një grupi terroristësh. Krejt në rregull ta mbash sekretin shtetëror larg nga publiku, por fakti se ky informacion nuk i është ofruar prokurorisë së shtetit nga ana e presidentit nuk është në rregull. Nuk e di, mund të jetë edhe shkelje e Kushtetutës. Nëse zoti Sadri Ramabaja gjendet fajtor si organizator i krimit, presidenti mund të gjendet fajtor si ndihmës, apo dytësor i krimit (accessory)! Qofsha gabim!

Po të isha prokuror, do ta vizitoja për një kafe presidentin. Po të isha avokat i tij, do t’i sugjeroja që t’i gjejë dy deshmitarë për të deshmuar se ka qenë i dehur kur ka deklaruar se i ka ditur planet për krimin, por nuk ka dashur ta shqetësojë opinionin. Sepse, opnioni (lexo: publiku) nuk shqetësohet , por qetësohet e rehatohet kur ai që di për krimin i informon organet kompetente, të cilat në bazë të informatës mund ta parandalojnë krimin. Ndryshe publiku rrezikohet.

Po të isha opozitë do të kërkoja të dija a e ka shkelur presidenti Kushtetutën. Jo për tjetër, por veç për të qenë në anën e sigurtë të çështjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat