Ish-diplomati britanik: Zgjidhja e bazuar në modelin e Irlandës së Veriut s`është e pranueshme për Kosovën

Aktuale

Ish-diplomati britanik: Zgjidhja e bazuar në modelin e Irlandës së Veriut s`është e pranueshme për Kosovën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:25
Timothy Les

Analisti njëherit ish-diplomati britanik Timothy Les vlerësoi se një zgjidhje e bazuar në modelin e Irlandës së Veriut nuk është e pranueshme për Kosovën.

Në një artikull të botuar nga mediat serbe,  ai tha se zgjidhja për modelin e Irlandës së Veriut do të thotë se veriu i Kosovës mbetet pjesë e Kosovës, edhe pse ajo merr një autonomi formale dhe sovranitetin mbi këtë pjesë e ndajnë Prishtina dhe Beogradi, derisa sa Serbia ta njoh zyrtarisht Kosovën, edhe pjesën veriore dhe atë jugore.

Në tekstin e titulluar “Irlanda e Veriut – mësimet për Kosovën”, Les tha se ka tre probleme thelbësore lidhur me këtë zgjidhje. Së pari, çështja e Irlandës së Veriut dhe veriut të Kosovës nuk është e njëjtë.

Në rastin e parë, dy komunitete, përafërsisht të barabarta në madhësi pa një ndarje të qartë territoriale, nuk mund të bien dakord se cilat shtete dëshirojnë të jenë pjesë e tyre. Marrëveshja “E premtja e mirë” zgjidh këtë duke ofruar një kompromis “për herë të tretë”.

Në të kundërtën, në veri të Kosovës, pothuajse të gjithë banorët i përkasin të njëjtit grup – ata janë serbë – të cilët kryesisht duan që veriu i Kosovës (dhe jugu) të jenë krejtësisht pjesë e Serbisë.

Sepse problemi nuk është i njëjtë, një zgjidhje në bazë të kësaj marrëveshjeje” nuk është e zbatueshme për Kosovën, thotë Les i cili është drejtor i organizatës kërkimore (think-tank) për vlerësimin e rrezikut politik të Evropës së Re dhe studiues në forumin gjeopolitik të Universitetit të Kembrixhit.

Problemi numër dy, sipas analistit britanik dhe ish-diplomatit, është se çdo zgjidhje me të cilat veriu i Kosovës mbetet pjesë e shtetit të pavarur të Kosovës është e papranueshme për Serbinë, e cila nuk është nën ndonjë presion të veçantë për të ndryshuar qëndrimin e saj, me përjashtim të refuzimit të BE-së për të marrë anëtarësimin në qoftë se kjo nuk ndodh. Kjo është në përputhje me pozitën e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila u përball me një fushatë terroriste 25-vjeçare, thotë Les.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, zgjidhja që Veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Kosovës, në fakt nuk do të ishte një zgjidhje e bazuar në modelin e Irlandës së Veriut. “Në mënyrë që një zgjidhje e tillë të jetë analoge, është e domosdoshme që veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Serbisë, pasi Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo provincës secesioniste. Por kjo nuk është një ide e propozuar nga diplomatët, të cilët, në fakt, argumentojnë për të kundërtën”, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat