Murati: Kërkesa e arsimtarëve e drejtë, oferta e Qeverisë e pamjaftueshme

Aktuale

Murati: Kërkesa e arsimtarëve e drejtë, oferta e Qeverisë e pamjaftueshme

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:59
Valon Murati

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim thotë se, thotë se duhet të rishikohen koficientet e ligjit të pagave.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se, pas dy jave grevë të arsimtarëve nuk po duket zgjidhja në horizont.

Murati thotë se kërkesa është e drejtë, kurse oferta e qeverisë ishte e pamjaftueshme.

Ja postimi i plotë:

Të rishikohen koficientët e ligjit të pagave

Greva e arsimtarëve po përmbyll javën e dytë dhe zgjidhja nuk po duket në horizont. Kërkesat e arsimtarëve janë të drejta, ashtu siç është e vërtetë se nxënësit po dëmtohen jashtëzakonisht shumë në këtë situatë. Oferta e qeverisë për rritje të pagave ishte e pamjaftueshme dhe sidomos nën dritën e rritjes së pamenduar të pagave për vetveten, numrit enorm të ministrave, zv.ministrave e stafit tjetër përcjellës edhe vështirë e pranueshme jo vetëm nga arsimtarët por edhe nga shoqëria. Kjo dëshmon sesi një veprim i pamenduar qeveritar mund të shkaktojë një kaos zingjiror në funksionimin e tërë hallkave të shtetit dhe shoqërisë. Duke qenë se kjo çështje duhet të zgjidhet me ligjin për pagat, e ky ligj është në procedura parlamentare, ftoj të gjithë aktorët të përfshihen në një dialog të thellë social. Qeveria, të gjitha partitë parlamentare, pozitë dhe opozitë si dhe SBASHK-u të fillojnë një dialog i cili do të rezultonte me rishikimin dhe balancimin e koeficienteve, e me që rast do të rriteshin ato për arsimtarët, mjekët etj., dhe do të zvogëloheshin për qeveritarët. Fillimi këtij dialogu do të duhej të përcillej me ndërprerjen e grevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat