Rexhep Selimi: Sot po kthehet Gjenerali!

Aktuale

Rexhep Selimi: Sot po kthehet Gjenerali!

Nga: N.H Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:28
Sylejman Selimi dhe Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mirëpritur lirimin me kusht nga burgu të gjeneralit, Sylejman Selimi.

Në një postim në Facebook, Selimi ka shkruar se pas shumë padrejtësive e vuajtjeve të familjes, gjenerali më në fund po kthehet në shtëpi, ndonëse sistemi i drejtësisë i ka shumë borxh atij.

Ja postimi i Selimit në Facebook:

Sot po kthehet Gjenerali!

Po kthehet ne shtepi, prane familjes dhe miqve te tij. Po kthehet pas nje lirimi me kusht pasi tashme i kaloi 2/3-tat e denimit te padrejte.

Pas shume padrejtesive ndaj tij, pas shume vuajtjeve te familjes se tij, pas shume problemeve shendetesore, pas shume kohe te kaluar padrejtesisht ne burg, ai po kthehet ne shtepi. Por, edhe pse ai tashme po kthehet, “sistemi i drejtesise” ne Kosove i ka shume borxhe atij.

Urime familjes, miqve dhe bashkeluftetareve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat