Portali rus: Rusia aleati kryesor i Serbisë nuk garanton se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OKB-së

Aktuale

Portali rus: Rusia aleati kryesor i Serbisë nuk garanton se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OKB-së

Nga: F.B. Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:02
Vladimir Putin

Në një analizë të autorit Maksim Samorukov në portalin rus “Karnegi” transmeton “Bota Sot” që punon në kuadër të "Donacioni Karnegi për paqe ndërkombëtare", shkruan se për Rusinë nuk është interes zgjidhja e çështjes së Kosovës.

"Moska nuk ka asnjë arsye të mbështes zgjidhjen përfundimtare për Kosovën, sepse nuk përfiton asgjë me atë hap, ndërkohë që humb ndikimin në regjion".

Sipas Samorukov "në këtë moment Rusia aleati kryesor i Serbisë nuk mund të garantoj se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare".

"Vëzhguesit të jashtëm rus, sabotimi pasiv i zgjidhjes së çështjes së Kosovës i ngjan në mbështetjen e pakufishme ndaj Serbisë", duke shtuar se kjo mbështetje me gjithë atë "nuk i le hapësirë manovrimi Beogradit në bisedimet për Kosovën".

Samorukov shtron pyetje: "pse Rusia të ndihmoj zgjidhjen e konfliktit të Kosovës? Që Serbia të i bashkohet BE-së dhe më pas të i vendos sanksione Rusisë? Që të obligohen rusët për pajisje me viza kur duan të vizitojnë Serbinë? Që Serbia të ashpërsoj raportet bilateral tregtare me Rusinë për përfitim të BE-së? Që të lejoj Serbinë të thelloj raportet me NATO dhe të bëhet Perëndim?", ka pyetur ai.

Sipas tij “të gjitha rezultatet janë të padëshiruar për Rusinë, e cila për të i ndaluar duhet vetëm të vazhdoj me politikën e mos pranimit të Kosovës ".

"Besimi se Rusia asnjëherë nuk do ta le Serbinë të vetme dhe do të vazhdoj të bëjë atë që është në mundësitë e saj për të ruajtur integritetin territorial duket si gjest i miqësisë së palëkundur ndaj serbëve. Në të vërtetë udhëheqja serbe nuk di sit ë lirohet nga kjo mbështetje, që Beogradin e le pa hapësirë manovruese në bisedime për Kosovën", spekulon Samorukov.

Sipas tij drejtuesit serbë nuk guxojnë të veprojnë me më pak patriotizëm se Kremlini. "Kremlini e di këtë edhe publikon kumtesa që të detyroj serbët që të marrin pozicione të palëkundshme", thotë Samorukov.

Ai thotë se Beogradi gjatë vizitës së Putinit u përpiq të bind mysafirin për “më shumë hapësirë në çështjen më të rëndësishme serbe në politikën e jashtme njohjen e Kosovës", mendon Samorukov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat