Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Sylejman Selimit.
Limaj ka thënë se lajmi për lirimin e Sylejman Selimit, është padyshim lajmi i ditës.
Ai uruar familjen e Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtaret për lirimin e ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Lajmi i ditës, padyshim lirimi i gjeneral Sylejman Selimit! Kosova mori lajmin e shumëpritur. Urime familjes së tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve! Mirë se erdhe Gjeneral”, thuhet në një postim të Nismës Socialdemokrate.