Qalaj viziton kadetët policorë, kërkohet më shumë angazhim nga ta

Aktuale

Qalaj viziton kadetët policorë, kërkohet më shumë angazhim nga ta

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:16
Qalaj realizoi një vizitë në AKSP,

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj realizoi një vizitë në AKSP, me ç’rast në paradën e mëngjesit inspektoi kadetët e rinj të gjeneratës së 54-të.

Sipas njoftimit për media, Drejtori Qalaj u dëshiroi mirëseardhje kadetëve të rinj dhe njëherit i inkurajoi ata që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019.

Njëkohësisht u kërkua nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur  rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i  lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Vizita e Drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i Amerikan, përfundoi pasi përcollën edhe një pjese të ligjëratës nga Instruktorët policorë pran kadetëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat