Të hënën nënshkruhet marrëveshja për njohje të patent shoferëve mes Kosovës e Maqedonisë

Aktuale

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për njohje të patent shoferëve mes Kosovës e Maqedonisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Të hënën pritet të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendhshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Në këtë ceremoni pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, z. Oliver Spasovski.

Ceremonia do të mbahet të hënën me 28 janar, në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat