Vjen paralajmërimi për Kadri Veselin: Një goditje e ke marrë, së shpejti të vjen tjetra

Aktuale

Vjen paralajmërimi për Kadri Veselin: Një goditje e ke marrë, së shpejti të vjen tjetra

Nga: N.H Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:56
Kadri Veseli

Deputetja  e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një postimi në llogarinë e saj ka thënë se pas 10 vitesh premtime se Ministria e Kulturës do të kalojë në Prizren, sot Kadri Veseli paska hapur një zyrë me një tavolinë dhe dy karrige.

Millaku ka thënë se kryeparlamentari e ka kotë, pasi sipas saj, një goditje e ka marrë, ndërsa për tjetrën e ka paralajmëruar se do marrë së shpejti.

Ja postimi i saj në Facebook:

Pas 10 vitesh premtime se Ministria e Kulturës do të kalojë në Prizren, sot Kadri Veseli paska hapur një zyrë me një tavolinë dhe dy karrige.

Kadri, kot e ke, në Prizren një goditje e ke marrë, tjetrën do ta marrësh shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat