Kurti incion peticion kundër ndarjes së Kosovës, i drejtohet presidentit Trump

Aktuale

Kurti incion peticion kundër ndarjes së Kosovës, i drejtohet presidentit Trump

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:23
Peticioni

Faton Kurti, ka bërë të ditur se ka filluar një peticion, kundër ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se partia e tij, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë pjesë aktive dhe të nënshkruajnë këtë peticion në mbrojtje të së drejtës së tyre legjitime për sovranitetin e atdheut, përcjell Bota sot.

Peticioni me moton “Vullneti i qytetarëve të Kosovës duhet dëgjuar”, sipas tij, i drejtohet presidentit amerikan Donald Trump.

Kurti ka theksuar se REK është pro marrëveshjes me Serbinë, por kundër këmbimit apo ndarjes së territorit të Kosovës për interesa personale të disa politikanëve.

Postimi i plotë i Kurtit:

PETICIONI: TI THEMI JO “NDARJES SË KOSOVËS”, JO “KËMBIMIT TË TERRITORIT”!

Drejtuar Presidentit Amerikan Z. Donald Trump: Vullneti i qytetarëve të Kosovës duhet dëgjuar.

Republikanët e Kosovës, REK i ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë pjesë aktive dhe të nënshkruajnë këtë PETICION në mbrojtje të së drejtës së tyre legjitime për sovranitetin e atdheut.

Peticioni me devizën: Qytetarët e Kosovës kundër çdo këmbimi apo ndarje të territorit të Kosovës.

Duam marrëveshje paqësore me Serbinë, por jo këmbim apo ndarje të territorit të Kosovës për interesa personale të disa politikanëve!

Kryetari i Republikanëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat