Sami Lushtaku kërkon 1.4 milion euro dëmshpërblim për paraburgimin

Aktuale

Sami Lushtaku kërkon 1.4 milion euro dëmshpërblim për paraburgimin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:49

Mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Arianit Koci konfirmon se klienti i tij, Sami Lushtaku po kërkon 1.4 milion euro kompensim dëmi nga shteti.

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku është duke kërkuar nga shteti 1.4 milion euro dëmshpërblim, për shkak të qëndrimit në paraburgim për 4 vite e një muaj.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Lushtakun në fund Gjykata Supreme e kishte shpallur të pafajshëm.

Sipas ligjit personave të cilët qëndrojnë në paraburgim dhe në fund lirohen nga Gjykata, u takon kompensimi.

Avokati Koci për kallxo ka thënë se kërkesën për kompenzim të dënimit tashmë e ka dorëzuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Ai tha se kërkesën për kompensimin e dëmit e ka dorëzuar para afro një muaji por ende është në pritje të një përgjigjeje.

Para dy javësh, Lushtaku ishte marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat