Presidenti Thaçi uron deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës

Aktuale

Presidenti Thaçi uron deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:50
Hashim Thaçi dhe Tsipras

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka uruar deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Tsipras për Marrëveshjen e Prespës.

"Urime deputetëve të Greqisë, kryeministrit Tsipras që treguan vizion dhe kurajo duke e votuar Marrëveshjen e Prespës. Ky është një lajm i mirëseardhur për tërë rajonin dhe një shtytje e fortë në përpjekje për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve të Ballkanit", ka shkruar presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat