Haradinaj nuk lëshon pe: Taksën e heqim kur Serbia të njeh Kosovën

Aktuale

Haradinaj nuk lëshon pe: Taksën e heqim kur Serbia të njeh Kosovën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur sot se taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, nuk do të hiqet pa e njohur Serbia Kosovën.

"Kur në Beograd thonë 'nikada', i bie 'kurrë, kurrë s'iu njohim’. Nuk mundemi ne me përdorë fjalë tjetër. Nëse ai thotë kurrë nuk të njoh, çka të themi ne në Kosovë? Edhe ne mund t'i themi epo kurrë nuk e heqim taksën. Pse po e them këtë? Kini parasysh, është treg i rëndësishëm Kosova. Kur e kemi vendosë taksën kanë bërë hajgare me ne. Njohja është vlera e heqjes së taksës", ka thënë Haradinaj.

Këto deklaruara i pari i qeverisë i bëri gjatë një takimi të strukturave të AAK-së në Ferizaj, ku gjatë ditës së sotme në AAK aderuan rreth 160 anëtarë të rinj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat