Tomë Gashi: Rreth 15 persona janë të ftuar nga Specialja – Sylejman Selimi nuk ka marrë ftesë

Aktuale

Tomë Gashi: Rreth 15 persona janë të ftuar nga Specialja – Sylejman Selimi nuk ka marrë ftesë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:45
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka mohuar që Sylejman Selimi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale dhe ka thënë se do ta bëjë publike ftesën nëse ajo vjen.

“Sylejman Selimi nuk ka marrë kurrë ftesë nga Gjykata Speciale. Prokurori ka pranuar që në të ardhmen ftesat t’i dërgojë të shkruara zyrtarisht. Ato që thuhen përmes rrjeteve sociale nuk janë”.

Por Gashi ka thënë se rreth 15 persona janë që kanë pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

“Janë 15 persona deri më tani. Disa prej tyre kanë kaluar nëpë zyre dhe ata kanë ardhur për të marrë këshilla juridike”.

“Specialja ka një fillim, pra vitin 2019 por nuk ka një përfundim duke i falënderuar deputetët që kanë votuar këtë gjykatë”

Avokati Gashi ka thënë se jo të gjithë të ftuarit do të jenë të akuzuar por disa edhe kanë shkuar për të dhënë dëshmi.

Gashi në Info Magazine shtoi se UÇK-ja si organizatë nuk mund të akuzohet por mund të ketë pasur individë kriminelë ordinerë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri vullnetare. Ka pasur edhe të tjerë, kanë mundur të kryejnë edhe krime ordinere, prandaj nuk mund të marrin përgjegjësi komandantet për veprimet e tyre”

“UÇK si organizatë nuk e ka pasur qëllim e as të shkruar gjenocid ndaj popullit serb, as ndaj civilëve por ndaj armiqve ushtarë serbë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat