Agim Bahtiri me kërkesë urgjente për kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Agim Bahtiri me kërkesë urgjente për kryeministrin Haradinaj

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:58
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të bëjë një zgjidhje për qytetarët e Mitrovicës, pasi tash e katër ditë nuk kanë energji elektrike.

Ai këtë kërkesë e quan urgjente, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kërkesë urgjente kryeministrit Ramush Haradinaj

Qytetarët e Mitrovicës tash e katër ditë po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike, problem i cili ka ardhur pas djegies së trafostacionit në ‘Trepçë’. Që situata të jetë edhe më e rëndë, po ndikon moti i acartë i cili po ua vështirëson jetën qytetarëve.

Ekipet përgjegjëse për rregullimin e avarisë e kanë kryer punën e vet, duke përgatitur terrenin për kyçje në nënstacionin e energjisë elektrike në Vallaq, por që kyçja po pengohet nga serbët e instrumentalizuar prej strukturave famëkeqe në veri.

Z. Kryeministër, shteti i Kosovës nuk mund të rrijë duarkryq përballë kësaj situate, por ju duhet të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe operative për ta mundësuar kyçjen e rrymës në Vallaq, ku nëse është e nevojshme duhet të intervenohet edhe me anë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Qytetarët e Mitrovicës në këto ditë të ftohta janari nuk mund ta durojnë situatën me mungesë të rrymës, prandaj shteti duhet të ndërhyjë sa nuk është bërë vonë.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat