“Rusia s’ka interes të zgjidhet çështja e Kosovës”

Aktuale

“Rusia s’ka interes të zgjidhet çështja e Kosovës”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:42
Moskë

Portali rus Carnegie, i cili punon si pjesë e Fondacionit amerikan Carnegie për paqen ndërkombëtare, pohon se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është në interesin e Rusisë, përcjell b92.

Autori i analizës Maksim Samorukov, pohon se ky qëndrim i Moskës po ia lidh duart Beogradit.

Në analizë vlerësohet se “Moska nuk ka kurrfarë arsyeje ta përkrahë zgjidhjen përfundimtare të Kosovës për shkak se me këtë hap nuk do të fitonte asgjë e do ta humbiste ndikimin në rajon”.

Samorukov thekson se “aktualisht Rusia është aleat i Serbisë për shkak se mund të garantojë se Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare”.

“Për vëzhguesin e jashtëm, sabotimi pasiv i zgjidhjes së konfliktit të Kosovës duket përkrahje e pakufishme për Serbinë”, theksohet në tekst dhe shtohet se megjithatë “Beogradit nuk i lihet shumë hapësirë në negociata për Kosovën”.

Samorukov në analizë shtron disa pyetje: “Pse Rusia do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit ë Kosovës? Që ta lejonte Serbinë t’i bashkohej BE-së e t’i vihen sanksione Rusisë? Që të zotohej që rusët të kërkojnë viza kur vizitojnë Serbinë? Që Serbia t’i ashpërsojë marrëveshjet bilaterale tregtare me Rusinë për shkak të BE-së? Që ta lejonte Serbinë t’i thellojë marrëdhëniet me NATO-n e të bëhet pjesë e Perëndimit?”, pyet Samorukov.

Ai vlerëson se të gjithë këta epilogë janë të padëshirueshëm për Rusinë dhe, prandaj, e vazhdon refuzimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat