Qe pse Dick Marty është anti-shqiptari i madh, i pengoi edhe diçka për Kosovën!

Aktuale

Qe pse Dick Marty është anti-shqiptari i madh, i pengoi edhe diçka për Kosovën!

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:50
Dick Marty

Politikani zviceran dhe ish-anëtar i Këshillit të Evropës, Dick Marty lirisht mund të themi se është njëri prej anti-shqiptarëve më të mëdhenj që njeh historia jonë.

Zvicerani famëkeq, Marty, hartuesi i raportit për Gjykatën Speciale, ka dhënë një intervistë për mediat e Beogradit ku ka shprehur inatet ndaj popullit shqiptar.

Ai tregoi se pas 17 shkurtit të 2008 kishte qëndrim kundër që Zvicra ta njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Në kohën kur u shpallë pavarësia unë isha kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme. Kam bërë një deklaratë me karakter juridik ndërkombëtar, me mbështetjen e ekspertizës së Prof. Koen në Universitetin e Gjenevës, mirëpo shteti zviceran e njohu shtetin e tyre”, është shprehur Marty.

Sipas tij, Zvicra e bëri një gjë të tillë pasi ka më shumë se dhjetë përqind të popullatës nga Kosova, shkruan indeksonline.

“Unë mendoj se ne nxituam dhe mund të gjejmë një zgjidhje tjetër. Kosova tani po jeton në një infuzion ndërkombëtar”, është shprehur ky anti-shqiptar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat