Zogaj: Ja pse Limaj e mbron pa skuqje angazhimin e djalit të tij në ministrinë që udhëheq Nisma

Aktuale

Zogaj: Ja pse Limaj e mbron pa skuqje angazhimin e djalit të tij në ministrinë që udhëheq Nisma

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:24
Fatmir Limaj, Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, mbrëmë ka debatuar me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke akuzuar subjektin e këtij të fundit për punësime në baza partiake.

Mushkolaj në një emision televiziv ia ka përmendur Limajt edhe punësimin e djalit të tij, Durim Limaj, që është emëruar shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga Nisma.

Ai poashtu ka përmendur edhe punësimin e dhëndrrit të Limajt.

“Ka pasur raportime se dhëndrri juaj, Veroni, është punësuar në ministrinë e drejtuar nga subjekti juaj”, i është drejtuar Mushkolaj, Limajt.

Limaj ka thënë se dhëndëri i tij ka përgatitje profesionale dhe gradën “Master”, dhe nuk mund të dënohet me mos punësim.

E duke komentuar debatin e Limajt dhe Mushkolajt, drejtuesi i organizatës “FOL” Petrit Zogaj, ka thënë se kryetari i Nismës, po e mbron pa skuqje angazhimin e djalit të tij.

Sipas tij, angazhimi i djalit të Limajt në ministrinë që e drejton Nisma, përfaqëson “një rrjet klientel të partisë së tij”, përcjell Bota sot.

Zogaj ka theksuar se logjika klienteliste, është vazhdim i logjikës së PDK-së.

Reagimi i plotë i Zogajt:

Arsyeja që Limaj e mbron pa asnjë skuqje angazhimin e djalit të tij në ministrinë që NISMA udhëheq është që ky përfaqëson një rrjet klientel të partisë së tij, që është në sinkron me këtë që Limaj e quan "profesinalizëm."

Pra, votuesit klientel (ma jep votën, ta gjejë një punë, të bëjë një favor, etj) është thelle e ngulitur në strukturat partiake të këtij subjekti, që është vazhdim i logjikës së PDK-së, prej nga Limaj vjen.

Asgjë befasuese, e as shqetësuese për votuesit e tij. Sigurisht e dëmshme, gati në pakthim për shtetndërtimin dhe për besimin në institucione./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat