Haradinaj flet për humbjen e jetës së Arian Dacit

Aktuale

Haradinaj flet për humbjen e jetës së Arian Dacit

Nga: N.H Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:26
Arian Daci dhe Ramush Haradinaj

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovë.

Lidhur me ketë rast, është deklaruar edhe i pari i qeverisë.

Haradinaj thotë se është i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli.

Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta Akademik Nexhat Dacit si dhe familjes së ngushtë të Arianit, shkruan "Bota sot".

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat