Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e djalit të tyre, Arian Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vdekja e Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij.