Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Daci

Aktuale

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Daci

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:37
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Daci, me rastin e vdekjes së djalit të tyre Arianit Dacit, njëherit zëvendësministër i Diasporës.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, shkruhet në telegramin e dërguar nga Haziri.

Ja telegrami i plotë dërguar familjes Daci:

E nderuara familje Daci

I nderuari akademik Nexhat Daci,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të djalit tuaj, zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet ne telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat