Fotografi të Arian Dacit që tregojnë pasionin e tij për skijimin

Aktuale

Fotografi të Arian Dacit që tregojnë pasionin e tij për skijimin

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:39
Arian Daci

Arian Daci, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe djali i i akademikut, Nexhat Daci vdiq sot pasi u zu nga një ortek i borës në Brezovicë.

Duke u bazuar në disa fotografi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, shihet që i ndjeri ishte i pasionuar pas skijimit.

Arian Daci në këtë qendër skijimi të cilën e vizitonte shpesh ndërroi edhe jetë, ndërsa personi tjetër që ishte me të, Ardian Bakalli, ka shpëtuar

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Konfirmojmë që nga orteku ka ndodh sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë. Një ortek i borës e ka zënë personin, viktimën A.D dhe ka ardh deri te humbja jetës”, ka thënë nënkolonel Shabani.

Ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se hetuesit rajonalë janë nisur për në vendin e ngjarjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat