Anita Haradinaj për vdekjen e djalit të Dacit: Arian bre djalë, shumë na mërzite!

Aktuale

Anita Haradinaj për vdekjen e djalit të Dacit: Arian bre djalë, shumë na mërzite!

Më: 26 janar 2019 Në ora: 18:02
Anita dhe Ramush Haradinaj

Vdekja e Arian Dacit, djalit të akademikut, Nexhat Daci ka prekur shumë familjarët dhe shoqërinë e tij.

Në mesin e tyre, për vdekjen e Dacit është prekur edhe Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Daci dhe shoqërinë.

“Arian Daci bre djale shume na merzite, shume! Ngushellime familjes dhe gjithe shokëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Arian Daci vdiq sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të dhe një shok të tij, por i cili shpëtoi me disa lëndime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat