Kurti ngushëllon familjen Daci për humbjen e djalit të tyre

Aktuale

Kurti ngushëllon familjen Daci për humbjen e djalit të tyre

Nga: A.M. Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:24
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur lajm të trashtë vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës dhe djalit të kryetarit të AShAK-ut, z.Nexhat Dacit, Arianit.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të për këtë humbje në moshë kaq të re.

Postimi i plotë:

Mora vesh lajmin e trishtë të vdekjes së Arian Dacit prej një aksidenti natyror, një orteku të borës në Brezovicë. Arian Daci ishte zv. ministër në qeverinë e Kosovës dhe djali i kryetarit të AShAK-ut, z.Nexhat Daci. I shprehim ngushëllimet tona për familjen e tij, miqtë e të afërmit, si dhe bashkëpunëtorët e tij, për këtë humbje në moshë kaq të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat