Vuçiq: Mos i barazoni marrëveshjen e Prespës me Kosovën, problemi ynë është njëqind herë më i madh

Aktuale

Vuçiq: Mos i barazoni marrëveshjen e Prespës me Kosovën, problemi ynë është njëqind herë më i madh

Nga: F.B Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:06
Aleksandar Vuçiq

"Duam të zgjidhim këtë çështje, por nuk mund të barazohen, sepse ndryshojnë dramatikisht edhe për nga pasha edhe pasojat që kanë", ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

"Urojmë Shkupin dhe Athinën për marrëveshjen e Prespës, por problemet tona me Prishtinën janë njëqind herë më të rëndë dhe këto çështje nuk mund të barazohen", ka thënë Aleksandar Vuçiq.

"Nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve tjera. Serbia uron të dy palët dhe do jemi ndër të parët që do njohim me emrin e ri fqinjin dhe ju dëshiromë raporte të mira të dy vendeve dhe uroj edhe Ciprasin edhe Zaevin", ka thënë Vuçiq në Novi Sad.

"Nuk mund të barazohen këto çështje." Këtu kishte të bënte me emrin. Problemet tona janë njëqind herë më të rënda  dhe duhet të kuptohen nga njerëzit ", thotë ai duke menduar posaçërisht për evropianët që mendojnë " kemi zgjidhur një problem", tash mbetet vetëm Kosova.

"Politika e Serbisë dhe ajo që na sjell më shumë të mira dhe shpresë është stabiliteti regjional, hapja e kufijve sepse në kuptimin ekonomik nuk kemi frikë. Kemi kaluar edhe Bosnjën me paga dhe pensione dhe ky dallim do rritet vazhdimisht duke ju bashkuar vendeve që kanë paga më të larta ", theksoi ai.

Kosovën e kanë njohur në kufij ekzistues 22 nga 27 vendet e BE-së

Vuçiq ka thënë se mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se është e mundshme të mbahet konflikti i ngrirë në Kosovë.

"Jam i mërzitur nëse këtë njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mundem ta ndryshoj, sikurse nuk dua të ndryshoj politikën racionale, serioze dhe përgjegjëse që I ka sjell rezultate Serbisë ", tha Vuçiq.

Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen cili është kompromisi I pranaur me Prishtinës dhe Beogradit për Gjermaninë, që vlerëson tentimin tonë për kompromis ndërkohë që ka njohur Kosovën në kufij ekzistues.

Presidenti Vuçiq ka përkujtuar se jo vetëm Gjermani por 22 nga 27 vende të BE-së kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në kufij ekzistues të krahinës sonë jugore.

"Nganjëherë këtë e kujtojmë, sepse duam që të harrojmë botën, ndërsa pastaj pas 20 minuta duam të jemi pjesë e botës dhe jo rrallë ikim nga realiteti. Besoj se Gjermania do mbaj llogari jo vetëm për dialogun por edhe kompromisin. A do të kemi sukses në këtë mbetet të shihet “, sqaroi ai.

Vuçiq theksoi se për gjithë këto vite është munduar të ruaj paqen, rininë dhe stabilitetin dhe të tregoj se është  e pamundur që mbahet çështja si konflikt i ngrirë.

"Kanë interes edhe palët tjera, interesi i shqiptarëve dhe i fuqive të mëdha që duan zgjidhjen e problemit. Ekzistojnë ata që duan shtetin e vetë dhe janë të gatshëm të paguajnë çfarë do çmimi. Pyes qytetarët e Serbisë çfarë çmimi jemi ne të gatshëm të paguajmë? Sa kemi paguar në të kaluarën për shkka të politikës së gabuar. Duhet të fillojmë të mendojmë për njerëzit, duke ruajtur intereset dhe duke fituar sa më shumë që mundemi", porositi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat