Krasniqi për tragjendin në Brezovicë: Firma serbe që e menaxhon s’ka ekipe të mirëfillta të shpetimit e as roje

Aktuale

Krasniqi për tragjendin në Brezovicë: Firma serbe që e menaxhon s’ka ekipe të mirëfillta të shpetimit e as roje

Më: 26 janar 2019 Në ora: 22:15
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas incidentit të sotëm në Brezovicë, ku sipasojë e një orteku humbi jetën zëvendësministri i Diasporës Arian Daci.

Krasniqi, është shprehur i shqetësuar me menaxhimin e qendrës së skijimit në Brezovicë, e cila sipas tij bëhet nga një firmë serbe që nuk ka ekipe të mirëfillta shpetimi dhe as roje.

“Rreziku është edhe nga fakti që Brezovica menaxhohet nga një firmë serbe, nuk ka parkingje, nuk ka ekipe të mirëfillta shpetimi, nuk ka roje, nuk ka ndriçim natën”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebok”.

Tutje, ky profesor universitar lidhur me rastin përgjegjësinë ia ka atribuar drejtuesve të shtetit, duke thënë se e kanë “lenë atë vend në dorë të kurrkujt.”

Reagimi i plotë i tij në Facebook:

Para disa ditesh e postova kete storie lidhur me rrezikun per skiatoret ne Brezovice. Natyrisht rreziku ishte shume me i gjere se sa telefirikat e vjeteruar. Rreziku ehste edhe nga fakti qe Brezovica menaxhohet nga nje firme serbe, nuk ka parkingje, nuk ka ekipe te mirefillta shpetimi, nuk ka roje, nuk ka ndricim naten. Tash qe ndodhi tragjedia me vdekjen e Arian Dacit, krejt po vajtojne. Por, ata qe do te duhej te krijonin siguri, duhet te ndiejne edhe ndjenjen e fajit, qe e kane lene ate vend ne dore te kurrkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat