Vuçiq: Zëri i Serbisë po dëgjohet larg, ja çka thotë për problemin me Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Zëri i Serbisë po dëgjohet larg, ja çka thotë për problemin me Kosovën

Nga: F. B. Më: 27 janar 2019 Në ora: 09:43
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë në Novi Sad se Serbia është vend demokratik dhe i pavarur që sjell vetë vendime, ndërsa vendosja e kufirit si zgjidhje për Kosovën do të thotë se nuk është e gjitha serbe, as shqiptare por njëjtë dhemb është brengë e dy palëve.

“Ne patëm sukses në presionet e shumta dhe ruajtëm politikën e neutralitetit ushtarak edhe politik dhe raportet e mira me Rusinë. Nuk fsheh nga Putin se ndodhemi  në rrugën evropiane, por nuk jemi të interesuar për NATO. Duam të kemi ushtrinë tonë që do ruaj qiellin dhe vendin tonë” ka thënë Vuçiq.

Serbia përsëri është faktor në vendosjen për Kosovën

Sipas Vuçiqi zëri i Serbisë tash po dëgjohet larg, gjë që ka bërë Serbinë përsëri faktor në vendosjen e ardhmërisë së Kosovës.

“Ky është boshti i pozicionit tonë, me bisedime kemi blerë kohë që të mund të kthehemi në lojë…politika e mençur na ka sjell rikthim në tregimin për Kosovën dhe të ruajmë njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se duhet vlerësuar realitetin në terren.

Kjo do të thotë sqaroi ai se nuk mund të flasim se çdo gjë në Kosovë është serbe dhe shqiptarët duhet të dëbohen.

“Këto janë marrëzira dhe nuk mund të flas sepse kjo është thirrje për humbje të jetëve”, u shpreh ai duke shtuar se ai këtë nuk do ta bëjë.

"Njerëzit jetojnë me të kaluarën”

Kosova nuk është e humbur dhe do të luftojmë që të kemi shumë më shumë në të ardhmen se që kemi sot, porositi presidenti serbe duke vazhduar se ai problemin kryesor në Ballkan e sheh se njerëzit jetojnë me të kaluarën dhe askush nuk shikon në të ardhmen.

Në pyetjen se shumë flasin dhe mbështesin konfliktin e ngrirë në Kosovë, ai thotë se kjo nuk është zgjidhje e mirë, nuk është e qëndrueshme për dy arsye:

‘Se Serbia është vend i pavarur e demokratik dhe që mos të lëmë problemin e Kosovës fëmijëve dhe nipave tanë. Më mirë të kemi ne kokë dhimbje dhe të nxjerrim sa më shumë që mundemi për Serbinë dhe popullin serb”, ka thënë Vuçiq.

Ai përsëriti se angazhohet për kufizim duke arsyetuar se kjo nënkupton "se nuk është çdo gjë serbe, se nuk është as shqiptare, por se na dhemb të gjithëve".

"Gjendja gjithnjë më e rëndë në Kosovë"

Vendosja e kufirit sipas Vuçiq nuk është ide e re, por tash gjendja është më e rëndë se kur është ofruar ndarja e Kosovës.

“Zgjidhja më e drejtë është që të kemi diçka më shumë dhe të dimë se është e jona dhe të mund të ndërtojmë raporte miqësore me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq duke tërheq vërejtjen se nuk është optimist se mund të ketë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat