Homazhe në nderim të zëvendësministrit Daci

Aktuale

Homazhe në nderim të zëvendësministrit Daci

Më: 27 janar 2019 Në ora: 09:57
Arian Daci

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore.

Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat