Ljajiç: Serbia nga taksa humbi mbi 66 milionë, humbjet do të thellohen...

Aktuale

Ljajiç: Serbia nga taksa humbi mbi 66 milionë, humbjet do të thellohen...

Nga: F. B. Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:55
Rasim Ljajiç

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiç ka deklaruar nëse Prishtina së shpejti nuk heq taksën 100% për importin e mallrave nga Serbia kurse, dëmet afatgjata do të jenë shumëfish më të mëdha se 66,2 milionë euro, sa janë dëmet aktuale.

Ljajiç ka tërhequr vërejtjen se dëmet do jenë afatgjata, pasi “lojtarët tjerë” do të marrin tregun e Kosovës të cilin e kishte Serbia.

“Nëse sot do të hiqeshin taksat, një pjesë e prodhuesve do të kthehej nga Serbia, por nëse ajo zgjat, kjo nuk do të ketë efekt sepse lojtarët tjerë do të marrin atë hapësirë dhe dëmet do të jenë shumëfish më të mëdha“, ka thënë Ljajiç.

Si saktësoi ai nga importi i përgjithshëm nga vendet e CEFTA-së, Serbia në Kosovë ka marr pjesë me 60 për qind, ndërkohë tash është rritur importi nga Sllovenia për 123 për qind, Greqia 114, Shqipëria 60 dhe Maqedonia 40 për qind.

“Serbia në dhjetor të 2017 ka marr pjesë me 15,7 për qind ndërsa në dhjetor 2018 vetëm me 1,7 për qind“, ka thënë Ljajiç duke shtuar se Serbia ne dhjetorin 2017 ka shitur mallra në vlerën 46 milionë euro, ndërsa në dhjetorin që shkoi 5,7 milionë euro, atëherë kur mund të eksportonim mallrat e brendeve ndërkombëtare gjë që nuk mund të bëjmë tash.

Ai përkujtoi se shumë vende të bashkësisë evropiane kanë apeluar në Prishtinën që të hiqen taksat, por është vështirë të parashikohet çka do të bëjnë autoritetet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat