Veseli: Krenar që populli shqiptar mbrojti popullin hebre

Aktuale

Veseli: Krenar që populli shqiptar mbrojti popullin hebre

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar sot ditën e Holokaustit, ndërsa ka shprehur krenarinë që ka populli shqiptar për ndihmën që u kanë dhënë popullit hebre.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, ishte lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX.

“Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist”.

“Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat