Zogaj: Thaçi e ka humbur betejën politike, Haradinaj po e humb postin e kryeministrit

Aktuale

Zogaj: Thaçi e ka humbur betejën politike, Haradinaj po e humb postin e kryeministrit

Nga: N.H Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:39
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar përplasjen e fundit mes krerëve të shtetit.

Ai thotë se Thaçi e ka humbur betejën politike brenda vendit, e sidomos me kryeministrin, ndërsa shton se kryeministri me gjasw po e humbet ketë post, por mbështetja politike nuk i zbehet.

Ja postimi i tij:

Presidenti e ka humb betejen politike brenda vendit, e sidomos me kryeministrin, por ka ende nje mbeshtetje jashte. Kjo mbeshtetja jashte, zbehet kur ‘ata’ e shohin qe presidenti nuk ka pushtet brenda, nuk ka fuqi me i shty proceset para. Ne anen tjeter, kryeministri me gjase po e humbet kete post, por mbeshtetja politike nuk i zbehet, perkunder, do t’a kete shume te lehte berjen e opozites ndaj presidentit ne cfaredo rrethanash. 

Grevat dhe te gjitha levizje e brendshme, e bashke me keto edhe reagimi adoleshent I Thacit sot jane shenja qe krisja institucionale nuk ndalet deri me rrezim te qeverise Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat