Berisha pas shkrimit të Thaçit: Të nemun kishim qenë

Aktuale

Berisha pas shkrimit të Thaçit: Të nemun kishim qenë

Nga: N.H Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:57
Besnik Berisha

Këshilltari i ish-kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, Besnik Berisha ka thënë se armiqësia dhe pabesia ndërinstitucionale në vendin tonë është thelluar aq shumë, sa që dëmi për shtetin shkon përtej çdo benefiti që ka sjell aplikimi i taksës.

Berisha ka reaguar pas statusit të presidentit, Hashim Thaçi i cili i referohej Ramush Haradinajt ku flitej për ‘shkrirjen e borës’ e shndërrimin e saj në skllotë.

Ja shkrimi i tij:

Statusi me nenshkrimin HTH.

Me kete statusin e fundit ne FB, po besohet se Hashim Thaçi po paralajmeron “shkrirjen” e takses 100%, te vene nga qeveria qe eshte hisedar dhe ai.

Se a do te “shkrihet” vec taksa, a edhe vet qeverija, mbetet me pa ne muajt ne vijim.

Sidoqofte, eshte me se e sigurt se armiqesia dhe pabesia nderinstitucionale ne vendin tone eshte thelluar aq shume, sa qe demi per shtetin shkon pertej cdo benifiti qe ka sjell aplikimi i takses.

P.S. Te nemun kishim qene!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat