Presidenti Thaçi paralajmëron “vendime të mëdha” ditëve të ardhshme

Aktuale

Presidenti Thaçi paralajmëron “vendime të mëdha” ditëve të ardhshme

Më: 27 janar 2019 Në ora: 18:21
Hashim Thaçi

Përmes një statusi të ri, presidenti Thaçi ka paralajmëruar se në ditët dhe javët e ardhshme institucionet do të ndërmarrin vendime të rëndësishme në interes shtetëror.

Ai ka thënë se dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat