Deputeti i AAK-së: Armiqtë e Kosovës dhe të Haradinajt kanë filluar të bëhen gjithnjë e më agresivë

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Armiqtë e Kosovës dhe të Haradinajt kanë filluar të bëhen gjithnjë e më agresivë

Nga: N.H Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:31
Muharrem Nitaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se armiqtë e Kosovës dhe të kryeministrit Haradinaj, kanë filluar të bëhen gjithnjë e më agresivë.

Sipas tij, të pafuqishëm për t’u përballuar me të vërtetët, tash kanë nisur edhe një fushatë të egër me lajme të rreme madje duke i sponsorizuar ato që të lexohen sa më shumë.

Ja shkrimi i tij:

Armiqtë e Kosovës dhe të Kryeministrit Haradinaj, kanë zënë të bëhën gjithnjë e agresivë! Të pafuqishëm që të përballën me të vërtetat, tash kanë filluar një fushatë të egër me lajme të rreme madje edhe duke i sponsorizuar ato që të lexohen sa më shumë! Ata e paskan hapur edhe një faqe në facebook me emrin KUNDRA dhe paskan kriju buxhet që me i sponsorizu rrenat e tyre, duke bërë përpjekje që Kryeministrin Haradinaj ta paraqesin si antiamerikan!

Por miqësia e dhe partneriteti i Kryeministrit dhe i Kosovës me Shtetet e Bashkuara, është më i madh se sa gjithë armiqtë e Kosovës dhe të Amerikës bashkë!

Ju “policia kibernetike” kqyrne pak këtë punë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat