Qytetarja rrëshqet në akull midis Prishtinës dhe humb vetëdijen

Aktuale

Qytetarja rrëshqet në akull midis Prishtinës dhe humb vetëdijen

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:55
Prishtinë

Mirëmbajtja e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës nga ana e Komunës në këto ditë me borë lë shumë për të dëshiruar. Sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin e Kosovës tashmë po i ngjan një piste patinazhi. Akulli ka mbuluar disa pjesë të tij, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Një grua është rrëzuar në mbrëmjen e së dielës, jo shumë larg shtatores së heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, afër kabinave të vendosura për të ashtuquajturin Treg të Krishtlindjes.

Gruaja ka rrëshqitur si pasojë e akullit, teksa po ecte nëpër shesh. Nga rrëzimi, ajo ka mbetur pa vetëdije për disa minuta, kanë bërë të ditur dëshmitarët.

Gruan e kanë ndihmuar menjëherë kalimtarët e rastit. Për fatin e mirë, mes tyre ka qëlluar edhe një mjek, i cili i ka ofruar asaj ndihmë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat