Ish-mjeku i UÇK-së i reagon deputetit të AAK-së: Ta paramendosh njeriun e gjallë si kufomë, duhet të kesh mendje kriminale

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së i reagon deputetit të AAK-së: Ta paramendosh njeriun e gjallë si kufomë, duhet të kesh mendje kriminale

Nga: N.H Më: 28 janar 2019 Në ora: 00:24
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ditë më parë ka sulmuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa, lidhur me ketë, ka reaguar edhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi.

Ai ka thënë se ta paramendosh, apo imagjinosh njeriun e gjallë si kufomë, duhet të kesh mendje kriminale, ose në rastin më të mirë, të jesh fort i paedukatë dhe i paditur, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i tij në Facebook:

Nuk mund ta kaloj komentin e deputetit të AAK-së për liderin e LDK-së, pavarësisht se kërkimfalja e AAK-së ishte konform standardeve të kulturës politike. Por, ta paramendosh, apo imagjinosh njeriun e gjallë si kufomë, duhet të kesh mendje kriminale, ose në rastin më të mirë, të jesh fort i paedukatë dhe i paditur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat