Kosova konfiskon disa pako me produkte serbe, Çadezh e quan provokim të Prishtinës dhe moment bizar

Aktuale

Kosova konfiskon disa pako me produkte serbe, Çadezh e quan provokim të Prishtinës dhe moment bizar

Nga: F.B. Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:16
Marko Çadezh

Presidenti i Odës Ekonomike të Serbisë (PKS), Marko Çadezh ka deklaruar për RTS, transmeton gazeta “Bota sot” se hapi më i ri i Prishtinës për konfiskimin e 140 pakove të “Sveti Saves” për nxënësit e shkollave fillore në Gorazhdec dhe Osojan nuk ka asnjë sqarim logjik dhe se bëhet fjalë për “një moment të vërtetë bizar”.

Ai ka theksuar se më herët edhe në momente më të vështira kanë mundur të dërgojnë ndihma humanitare, gjë që tash është pamundësuar, duke theksuar se kjo së shpejti do të zgjidhet.

Duke fol për taksat 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ai theksoi se pret nga Prishtina të marr vendim logjik dhe përsëri të vendoset bashkëpunimi i mëhershëm.

“Prodhimet tona dhe lënda e parë po shfrytëzohen në fabrikat e Kosovës, kjo nuk po ju pëlqen të gjithëve”, ka thënë Çadezh duke përsëritur se nuk ka asnjë figurë serioze politike nga organizatat ndërkombëtare që nuk ka nënvizuar se taksat duhet të hiqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat