Haradinaj: Nuk e di kuptimin e postimit të Thaçit me borën

Aktuale

Haradinaj: Nuk e di kuptimin e postimit të Thaçit me borën

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë rreth statuseve të presidentit Hashim Thaçi që i ka bërë ditën e djeshme. Ai për mediat ka thënë se nuk e di se çka ka dashur të thotë presidenti, pasi është shprehur se ka kohë që nuk janë takuar.

Ndërkohë kur është pyetur për rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj është shprehur se kurdo që Kuvendi i ka 61 vota mund ta bëjë këtë dhe ai do ta respektonte.

Kreu i Qeverisë është shprehur se nuk e di se për çfarë e ka pasur fjalën as për statusin kur presidenti ka paralajmëruar se do të merren vendime të rëndësishme gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm.

Haradinaj: Nuk po e di për çka e ka pasur fjalën

“Për besë shumë vështirë e kam me e komentuar postimin e presidentit, edhe atë çka ka paralajmëruar, për shkak se nuk kemi komunikim, ka një kohë të gjatë që nuk kemi takime të ndërsjella, nuk po e di për çka e ka pasur fjalën ose nuk e di çka ka menduar konkret. Të them të drejtën si Qeveri ne nuk po rrimë, nuk po e humbim kohën, pra po punojmë në materie të një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e kemi thënë disa herë do të vejmë gjithçka në dispozicion të delegacionit shtetëror, të institucioneve të Kosovës për një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi... Në takime shumëpalëshe kemi pasur takime, e dini kur jemi takuar delegacioni se kur ka ardhur delegacioni shtetëror ka raportuar dhe kemi qenë të gjitha institucionet bashkë. Kemi pasur takime multilaterale që quhen, por një për një nuk jemi takuar kohët e fundit, ka një kohë”, tha ai.

Ndërkohë, kur është pyetur për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë, Haradinaj ka thënë se kurdo që i kanë 61 vota mund ta rrëzojnë dhe do ta respektojë këtë.

Haradinaj: Kur i ka Parlamenti 61 vendos

“Kjo puna e rrëzimit të Qeverisë, po kjo vazhdon prej ditës që ia kam nisur, kur i ka Parlamenti 61 vendos nëse i ka kundër edhe për mua është e respektueshme çdoherë dhe në çdo kohë”, tha ai.

Haradinaj kur ishte pyetur nëse më parë do të hiqej taksa e vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina apo do të rrezohej Qeveria, ai ishte përgjigjur se bora do të shkrihej.

Mbrëmë presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një postim në facebook kishte shkruar se ‘Bora ka zënë të shkrihet shpejt... Uroj të mos bëhet skllotë”, por Haradinaj sot ka thënë se qëndrimi për taksën mbetet i njëjtë.

Haradinaj: Pozicionin për temat është i njëjti

“Pozicionin për temat e kam bukur të qartë dhe konsistent dhe është i njëjti”, tha ai.

Ramush Haradinaj i përgjigjet për skllotën Hashim Thaçit

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj një ditë pas statusit të quditshëm që bëri i pari i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se e ka të vëshitrë të komentojë atë status, për arsye ka kohë që nuk është takuar me të.

“Shumë vëshitrë e kam me komentu atë që ka paralajmëruar presidenti, ne kemi kohë që ne nuk jemi takuar po e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materian e një marrëveshje po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha Haradinaj.

Tutje, kryeministri shtoi se borën e ka përmendur shkaku që nuk do t’I përziej ngjarjet duke përmendur edhe grevat.

“Unë borën e kom përmend shkaku qe s'kam dashur ngjarjet me i përzi. Nuk muj me i komentu të tjerët çka po thonë me këtë borë. greva ëahtë rezultat i ligjit është normale me pas sepse kurrë s'kemi pas ligj për grevat”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat