Shtyhet për 14 mars seanca për ‘veteranët e rrejshëm’

Aktuale

Shtyhet për 14 mars seanca për ‘veteranët e rrejshëm’

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:56
Seanca për rastin “Veteranët e rrejshëm”

(E plotësuar) -  Në mungesë të kushteve ligjore, është shtyrë për një datë tjetër seanca e parë për aktakuzën ‘Veteranët e rrejshëm’

Në këtë seancë ishin të ftuar 12 të akuzuar, dy prej të cilëve nuk ishin të pranishëm.

Të akuzuarit e kanë cilësuar të gjithë procesin si politik dhe se përfaqësues të partive politike do të duhej të ishin prezent gjatë ditës së sotme në këtë seancë.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, ishin 12 të ftuarit e parë.

Gjykatësja Nushe Kukaj-Meka tha se nuk ekzistojnë kushte për mbajtjen e seancës,  duke thirrur një tjetër për 14 mars.

Kukaj-Meka: Seanca shtyhet për datën 14 mars

“Seanca e sotme shtyhet për datën 14 mars në orën 10:00. Palëve prezente u komunikua verbalisht, kjo do t’u shërbej si ftesë në mënyrë të rregullt, ndërsa mbrojtësit të të pandehurit Rrustem Berisha, avokatit Agron Selimaj, ftesa do t’i përsëritet. Po ashtu ftesa do t’i përsëritet  edhe të pandehurit Rrustem Berishës dhe Faik Fazliut”, tha ajo.

Ani pse, Kukaj-Meka tha se 12 të akuzuarit kishin marrë ftesat, avokati Arianit Koci mohoi një gjë të tillë, duk thënë se klienti i tij, Shkumbin Demalijaj nuk ka pranuar

Pas përfundimit të seancës ai tha se aktakuza ka shumë të meta.

Koci: Aktakuza ka shumë të meta

“Aktakuza ka shumë të meta, gjendja faktike nuk pasqyrohet qysh duhet. Prandaj ne si mbrojte kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtu pretendimet e aktakuzës. Mbesim të shohim më tutje se çfarë do të ndodhë", tha Koci.

Pas dështimit të seancës për shqyrtimin fillestar për shkak të mos krijimit të kushteve ligjore, i pandehuri Shukri Buja e cilësoi këtë seancë si orkestrim të mirë, por që dirigjenti nuk është parë. Buja tha se do të ftojë për të dëshmuar rreth 1200 persona, për çka edhe parashikoi një proces  të gjatë  gjyqësor në këtë drejtim

Buja: Do të ftojë rreth 1200 dëshmitarë

“Është një orkestrim i mirë, por dirigjenti nuk u shihke, u shihke vetëm silueta e tij. Në fakt është një proces i cili është më shumë politikë, se sa diçka konkrete. Tash po i quani edhe ju mediat veteran të rrejshëm, por nuk kemi asnjë institucion, që qoftë një individ e ka shpall veteran të rrejshëm dhe meqë nuk e ka shpall veteran të rrejshëm, është banale të thuhet veteran të rrejshëm....Realisht po shihet se do të zgjas ky proces, unë si individ i akuzuar në këtë rast apo si komandant zone, pjesë e komisionit shtetëror, sigurisht që do të ftoj mbi 1200 dëshmitarë. Sepse janë diku rreth 800 që cilësohen si veteranë të rrejshëm, madje janë edhe eprorë të zonës, të cilët cilësohen si veteranë të rrejshëm, siç është Ruzhdi Jashari. Dhe unë do t’i ftoj të gjithë këta dëshmitarë që t’i tregojnë gjykatës se kush ua ka nënshkruar këto aplikacione, apo kanà « qenë komisionet që ua kanë përcaktuar titullin e tyre”, tha ai.

Sipas tij dirigjenti është i pafytyrë, tha se mediat janë bërë orkestër  dhe instrument i mirë i gjykatës. Ai tha se aktakuza është ngritur me presionet e opinionit ndaj prokurorisë.

Buja tha se pjesë e seancave do të duhej të ishin edhe udhëheqësit shtetërorë  në kohën e formimit të komisioneve për verifikimin e statusit të veteranit, duke përfshirë ish kryeministrin Hashim Thaçi, tash president, si dhe ish anëtarin e komisionit Rrahman Rama, e ish komandantin e UÇK-së, Sami Lushtaku.

Buja: Pse duhet të kursehet Rama, Lushtaku e Thaçi?

“Anëtar i komisionit i rregullt ka qenë  edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama. Të njëjtin funksion e kam pasur unë, të njëjtin funksion e ka pasur ai në komision. Të njëjtat qëndrime i kemi pasur, të njëjtat votime i kemi marrë. Pse duhet të kursehet Rrahman Rama, pse duhet të kursehet Sami Lushtaku, pse duhet të kursehet ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Pse duhet të kursehet politika që ka bërë marrëveshje, pse nuk e thoni ju mediat që në atë kohë ka qenë në koalicion PDK-ja me LDK-në, marrëveshje kanë bërë që të pranohen veteranët”, tha ai.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se në fryrjen  e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët por kanë faj  edhe liderët e partive politike.

Gucati: Sot është dashur të thirren edhe liderët e partive politike 

“Kjo sot që ka filluar është mirë që të ndahet shapi prej sheqerit, por në frymjen e këtyre listave nuk kanë të bëjnë vetëm komandantët, ka të bëjë edhe politika. Unë nuk mund ta shmangi politikën fare. Sepse këtu është dashur të thirren edhe liderët e partive politike të ndryshme. Sepse kanë faj edhe ata, duhet ta ndajnë një pjesë të fajit bashkë me komandatët”, tha ai.  

I bindur për pafajësinë e tij, u shpreh edhe Xhavit Jashari.

Jashari: Unë jam i pafajshëm, nuk kam qenë në komision vendimmarrës

“Unë e di që jam i pafajshëm, për arsyen e thjeshtë se nuk kam qenë në komision vendimmarrës. Verifikimi dihet është hierarkia ushtarake, që e kanë bërë verifikimin, por megjithatë i gjithë komisioni mendoj që gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kategorizuar  u është dhënë vendi meritor. Megjithatë po besoj që të mos jetë një lojë politike në këtë drejtim sepse këta njerëz që kanë dhënë kontributin me luftën e tyre, falë tyre sot jemi në liri”, tha ai.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro e 14 centë.

Të pandehurit në rastin ‘Veteranët e rrejshëm’: Dirigjenti i pafytyrë, shpresojmë të mos jetë lojë politike

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së), Hysni Gucati, ka deklaruar se në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët por ka faj edhe liderët e partive politike.

"Është mirë që ndahet shapi prej sheqerit, por në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët kanë faj edhe politika. Unë nuk do ta shmangi politikën fare. Se këtu është dashur të thirren edhe liderët e partive të ndryshme. Duhet edhe ata ta ndajnë fajin me komandantët", tha Gucati.

Ai tha që nuk dëshiron të përmend emra por, që sipas tij fajtor janë edhe politika.

"Unë nuk kam faj se nuk kam qenë pjesë e komisionit, në fund kam qenë pjesë e komisionit dhe nuk kam qenë më kurrë", përfunduar Gucati.

Kurse, pandehuri Xhavit Jashari, u shpreh i bindur që është i pafajshëm, sepse siç tha ai, nuk ka qenë pjesë e komisionit vendimmarrës.

Arianit Koci, avokat mbrojtës i të pandehurit Shkumbin Demaliaj, ka thënë se aktakuza ka shumë të meta dhe nuk e pasqyron si duhet gjendjen faktike.

“Ne si mbrojte kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës, mbetet të shohim më tutje se çfarë do të ndodhë", tha Koci.

Image

Koci: Aktakuza për veteranët ka shumë të meta

Avokati, Arianit Koci, mbrojtës i deputeti të AAK-së, Shkumbim Demalija, pas dështimit të seancës e njohur si “Veteranët e rrejshëm”, tha se aktakuza ka shumë të meta.

“Aktakuza ka shumë te meta gjendja faktike nuk është pa siç duhet prandaj ne si mbrojtje kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës dhe mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Koci.

Seanca e paraparë të fillonte në ora 10:00 ndaj 12 të akuzuarve ka dështuar.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore që kjo seancë të mbahet dhe se seanca do të shtyhet për një datë tjetër. Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.

Jashari për rastin e vetaranëve: Procesi mos të jetë lojë politike

Njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”, Xhavit Jashari tha se është i pafajshëm në raport me këto aktakuza.

“Mendoj se tashmë jemi në proces gjyqësor ke të i sjellin argumentet e di se jam i pafajshëm skam qen ne komision vendimmarrës verifikimi dihet se qatë hierarkia ushtarake dhe gjithë ata qe kanë qenë pjesë e luftës i është dhënë vendi meritor”, u shpreh Jashari.

Pas dështimit të seancës, Jashari se uron që kjo mos të jetë lojë politike, sipas tij, të gjithë kanë dhënë kontribut në luftë.

“Mos të jetë një lojë politike sepse këta njerëz që kanë dhënë kontribut me luftën e tyre falë tyre ne sot jemi dhe ky vend duhet të ecë përpara duke respektuar sistemin e drejtësisë”, shtoi Jashari.

Buja për akuzën në rastin ‘Veteranët e rrejshëm’: Dirigjenti është i pafytyrë

Pas dështimit të seancës për shqyrtimin fillestar për shkak të mos krijimit të kushteve ligjore, i pandehuri Shukri Buja e cilësoi këtë seancë si orkestrim të mirë, por që dirigjenti nuk është parë.

"Është një proces më shumë politikë, se sa diçka e vërtetë. Asnjë institucion nuk e ka shpall dikë veteran të rrejshëm. Është diçka banale të thuhet që janë veteran të rrejshëm. Po shihet se do të zgjas ky proces. Pjesë e këtij komisioni, unë do të ftoj shumë dëshmitarë, sepse janë diku rreth 800 që vlerësohen si veteran të rrejshëm. Do ti ftoj të gjithë që kush ua nënshkroi këto aplikacione. Pra do të përballemi me një proces shumë të gjatë", tha ai.

Buja tha se dirigjenti është i pafytyrë, e pjesë të orkestrës i quajti edhe mediat.

"Instrument i gjykatës, ju po bëni shumë zhurmë në këtë punë. Nëse ju vazhdoni me i dhënë zë kësaj, sepse dihet kjo është vërë me presion të opinionet. Ju e dini që po ashtu pjesë të komisionit nuk kanë qenë vetëm këta të ftuarit këtu", tha ai.

Ai shtoi se janë kursyer nga këto ftesa komandantët.

"Anëtar i komisionit i rregullt ka qenë edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, të njëjtin funksion e kemi pas. Pse duhet të kursehet Sami Lushtaku, Hashim Thaçi", u shpreh ai.

Në mungesë të kushteve ligjore sipas gjyqtares Nushe Meta, seanca është shtyrë për 14 mars në orën 10:00.

Demaliaj për rastin “Veteranët e rrejshëm”: Shpresoj që kjo të mos jetë lojë politike

I pandehuri Shkumbin Demaliaj, pas shtyrjes së seancës për rastin “Veteranët e rrejshëm”, ka uruar që i gjithë ky proces të mos jetë lojë politike.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili është në mesin e të pandehurve për rastin “veteranët e rrejshëm”, ka deklaruar se e gjithë kjo mund të jetë lojë politike.

“Mendimi im është që të mos jetë një lojë politike, sepse veteranët kanë dhënë një kontribut dhe fal tyre sot jemi të lirë. Do të kisha dëshirë që të mos ishte lojë politike. Sepse pas përfundimit të luftës të gjitha proceset kanë qenë të montuara politikisht. Ju e dini që gjeneral të luftës kanë përfunduar në burgje”, deklaroi Demaliaj pas seancës.

Ai ka thënë se në Komisionin për verifikimin e veteranëve nuk ka pasur rol vendimmarrës.

***

Deklarata pas seancës për ‘veteranëve të rrejshëm’ (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat