Demaliaj për rastin “Veteranët e rrejshëm”: Shpresoj që kjo të mos jetë lojë politike

Aktuale

Demaliaj për rastin “Veteranët e rrejshëm”: Shpresoj që kjo të mos jetë lojë politike

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:39
Shkumbin Demaliaj

I pandehuri Shkumbin Demaliaj, pas shtyrjes së seancës për rastin “Vveteranët e rrejshëm”, ka uruar që i gjithë ky proces të mos jetë lojë politike.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili është në mesin e të pandehurve për rastin “veteranët e rrejshëm”, ka deklaruar se e gjithë kjo mund të jetë lojë politike.

“Mendimi im është që të mos jetë një lojë politike, sepse veteranët kanë dhënë një kontribut dhe fal tyre sot jemi të lirë. Do të kisha dëshirë që të mos ishte lojë politike. Sepse pas përfundimit të luftës të gjitha proceset kanë qenë të montuara politikisht. Ju e dini që gjeneral të luftës kanë përfunduar në burgje”, deklaroi Demaliaj pas seancës.

Ai ka thënë se në Komisionin për verifikimin e veteranëve nuk ka pasur rol vendimmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat