Gucati: Edhe liderët e partive duhet ta ndajnë fajin me komandantët

Aktuale

Gucati: Edhe liderët e partive duhet ta ndajnë fajin me komandantët

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:41
Pallati i Drejtësisë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së), Hysni Gucati, ka deklaruar se në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët por ka faj edhe liderët e partive politike.

"Është mirë që ndahet shapi prej sheqerit, por në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët kanë faj edhe politika. Unë nuk do ta shmangi politikën fare. Se këtu është dashur të thirren edhe liderët e partive të ndryshme. Duhet edhe ata ta ndajnë fajin me komandantët", tha Gucati.

Ai tha që nuk dëshiron të përmend emra por, që sipas tij fajtor janë edhe politika.

"Unë nuk kam faj se nuk kam qenë pjesë e komisionit, në fund kam qenë pjesë e komisionit dhe nuk kam qenë më kurrë", përfunduar Gucati.

Kurse, pandehuri Xhavit Jashari, u shpreh i bindur që është i pafajshëm, sepse siç tha ai, nuk ka qenë pjesë e komisionit vendimmarrës.

Arianit Koci, avokat mbrojtës i të pandehurit Shkumbin Demaliaj, ka thënë se aktakuza ka shumë të meta dhe nuk e pasqyron si duhet gjendjen faktike.

“Ne si mbrojte kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës, mbetet të shohim më tutje se çfarë do të ndodhë", tha Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat