Haradinaj: Nuk jam i shqetësuar për grevat, i kam pritur

Aktuale

Haradinaj: Nuk jam i shqetësuar për grevat, i kam pritur

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se nuk është i shqetësuar me grevat që po mbahen për të kundërshtuar ligjin për pagat dhe se grevat e tilla i ka pritur. Grevat e tilla sipas kreut të Qeverisë janë rezultat i ligjit dhe se është normal që të ketë greva kur bënë ligj pas 20 vitesh.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se i vjen keq për humbjen e mësimit për shkak të grevës së mësimdhënësve dhe ka përsëritur se të gjitha orët e humbura do të kompensohen.

Haradinaj: Unë nuk jam i shqetësuar për faktin që ka greva, i kemi pritur këto greva

“Unë nuk jam i shqetësuar për faktin që ka greva, e kuptoj, i kemi pritur këto greva. Se kur donë me vendos ligj për pagat, për kategoritë që nuk ka pasur ligj, nuk ka pasur kuotë. A e keni pa sa puna po bëhet në çfarë niveli ose në çfarë kuote do të vendoset çdo kush dhe sa nënkupton ajo. Është krejt e arsyeshme është një debat gati, një debat shoqëror se hera e parë po vendos ligji për një temë. Do të ishte e çuditshme sikur të mos kishte as interesim, as reagim, as greva, do të ishte diçka atëherë do të ishte dashur ndoshta edhe me jua ulë, nëse të gjithë qenkan të kënaqur paskan tepër. Më vjen keq për humbjen e mësimit në këto kohë dhe i kemi siguruar prindërit dhe fëmijët se do të ketë kompensim të orëve, se nuk mund t’i marrim në qafë brezin e fëmijëve që humbin orë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, sektori i arsimit ka hyrë sot në javën e tretë të grevës, ku po kërkojnë rritje të koeficientit. Për arsye të njëjtë, grevë kanë mbajtur edhe mjekët dhe grevë kanë paralajmëruar edhe shërbyesit civil. Ndërkohë nga ana e Qeverisë është paralajmëruar që ligji për pagat do të votohet në të njëjtën ditë me buxhetin, që si datë kur mund të ndodhë ky votim është përmendur 31 janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat