Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë e mundur edhe brenda vitit

Aktuale

Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë e mundur edhe brenda vitit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja e tij është se as Kosova kurrë nuk do ta heq taksën.

Haradinaj në një intervistë për AFP, rithekson bindjen e tij se një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë është e mundur edhe brenda këtij viti, por jo si rezultat i ndonjë këmbimi territoresh.

“Diskutimi mbi ndryshimin e kufijve është i rrezikshëm dhe na largon edhe më shumë nga marrëveshja finale. Për t’u dhënë mundësi bisedimeve serioze, në një konferencë ndërkombëtare, në të cilën çdo gjë do të ishte e përgatitur, përfshirë njohjen reciproke, ne do ta pezullonim përkohësisht taksën. Por, nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është se as ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat