Franca mbështet kërkesën e Tahirit rreth të pagjeturve

Aktuale

Franca mbështet kërkesën e Tahirit rreth të pagjeturve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:48
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka treguar se ka pranuar letër nga homologja e tij nga Franca, Nicole Belloubet në lidhje me kërkesën që ai u ka drejtuar homologëve të BE-në në lidhje me personat e zhdukur nga ludta në Kosovë.

Tahiri kishte kërkuar më shumë presion ndaj Serbisë për ta zgjidhur këtë çështje, përcjell KosovaPress.

“Personat e zhdukur nga lufta në Kosovë, janë plagë e rëndë jo vetëm për familjarët por për gjithë shoqërinë tonë dhe kjo temë që rëndon mbi supet tona duhet të marrë një epilog. Në referencë të kërkesës sime drejtuar homologëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për të shtuar presionin ndaj Serbisë që të hapë arkivat dhe të jap çdo informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur, sot kam pranuar një letër nga Ministrja e Drejtësisë e Francës, znj. Nicole Belloubet, përmes së cilës kam marrë mbështetje të plotë dhe të tërësishme në kërkesën time. Jam tejet falënderues ndaj Ministres Belloubet që iniciativa ime ka gjetur mbështetje të gjerë dhe me këtë rast, sërish ftoj vendet e Bashkimit Evropian për ta trajtuar me prioritet këtë çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë”, ka shkruar Tahiri.

Ai tutje ka ftuar Serbinë “që të reflektojë seriozisht dhe të marrë përgjegjësitë e veta ndaj kësaj kërkese. Kjo nuk duhet parë si temë politike, por si një përkushtim mbi bazën e humanizmit, sepse është e drejtë themelore e familjarëve për të ditur mbi fatin e më të afërmeve të tyre dhe Republika e Serbisë ka përgjegjësi ndaj kësaj çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat