KFOR-i asiston FSK-në për shpërthimin e orteqeve në Brezovicë

Aktuale

KFOR-i asiston FSK-në për shpërthimin e orteqeve në Brezovicë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:15

Pritet që shprëthimi i tëtë orteqeve që po konsiderohen rrezik për viztorët në Brezovicë,, të bëhet përmes mjeteve shpërthyese nga helikopteri.

Para dy ditësh, si pasojë e një orteku në Brezovicë, humbi jetën ish zv.Ministri i Diasporës, Arian Daci.

Orteku kishte zënë edhe një person tjetër i cili ishte bashkë me të ndjerin, por që fatmirësisht kishte shpëtuar nga fataliteti.

Sipas Kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit, Ilir Morina, në Brezovicë janë edhe tetë orteqe që paraqesin rrezik për vizitorët pasi që disa prej tyre janë edhe afër zonave ku vizitorët i përdorin për skijim.

Qendra e skijimit në Brezovicë, sot është raportuar se do të mbahet e mbyllur edhe dy ditë të tjera pasi që në vendin e ngjarjes kanë dalur pjesëtarë të FSK-së dhe Federatës të Skijatorëve duke shikuar mundësitë për shpërthimin e këtyre orteqeve.

Ilir Morina nga Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se po pritet edhe intervenimi i trupave të KFOR-it, pasi që shpërthimi duhet të bëhet me eksplozivë nga helikopteri.

“Po pritet që pjesëtarëve të FSK-së dhe antarëve nga Federata e Skijatorëve t’iu bashkohen edhe trupat e KFOR-it pasi që shpërthimi i orteqeve që po konsiderohen si të rrezikshme duhet të bëhet me eksplozivë nga helikopteri”, ka thënë Morina.

Shpërthimi i orteqeve me eksplozivë bëhet nga ajri dhe me njesi të specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat