Nesër të gjitha universitetet në grevë, kërkohet shkarkimi i ministrit Bytyqi

Aktuale

Nesër të gjitha universitetet në grevë, kërkohet shkarkimi i ministrit Bytyqi

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:59
Rektorët e universiteteve publike

Rektorët e universiteteve publike pas mbledhjes që kanë sonte, kanë njoftuar se prej nesër gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.

Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.

Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontakten me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat