Ramush Haradinaj: Ja pse nuk jam takuar me Hashim Thaçin që nga 14 nëntori…

Aktuale

Ramush Haradinaj: Ja pse nuk jam takuar me Hashim Thaçin që nga 14 nëntori…

Më: 28 janar 2019 Në ora: 20:38
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin ‘Fakt’ në Syri ka folur edhe në lidhje me një përplasje me presidentin Hashim Thaçi.

I pyetur nga gazetari, Haradinaj është shprehur se nga ajo ditë nuk është takuar më me presidentin.

‘Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin. Në fakt ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës. Nuk mund të tregoj më shumë se çka ndodhur në atë takim, të zhvilluar në shtëpinë e Behgjet Pacollit”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Përplasja besohet se ka ndodhur më 14 nëntor të vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat