Isufi: Taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi

Aktuale

Isufi: Taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:06
Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK’së Ahmet Isufi thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

E gjithë kjo sipas Isufit, për shkak të mos ndryshimit të qëndrimit serb ndaj Kosovës.

“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, shkroi Isufi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se taksa prej 100 për qind, e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Ai ka propozuar pezullim të taksës për 120 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat